Në darkën e parë romantike? Ja si t’i bëni përshtypje përmes menusë që zgjidhni

Darka e parë me dikë që ju pëlqen është më shumë se një takim është një moment ku çdo gjest, zgjedhje dhe fjalë lë përshtypje.


Darka e parë me dikë që ju pëlqen është më shumë se një takim është një moment ku çdo gjest, zgjedhje dhe fjalë lë përshtypje. Edhe mënyra si porositni ushqimin flet për ju. Eleganca, vetëkontrolli dhe zgjuarsia shfaqen edhe në atë që vendosni të hani. Ja si ta bëni zgjedhjen perfekte në restorant për të lënë një përshtypje të paharrueshme:

Çfarë të zgjidhni për të rrezatuar finesë dhe vetëbesim:

  1. Diçka e thjeshtë, por e rafinuar
    – Zgjidhni një pjatë me mish të lehtë (pule ose peshk), fruta deti, ose pasta të thjeshta me perime.
    – Evitoni porositë e ndërlikuara ose shumë të rënda tregoni shije, jo shfaqje.
  2. Sallatë si hyrje por me kombinim të zgjuar
    – Një sallatë me avokado, rukola, arra apo djathë të butë tregon kujdes për trupin dhe shije të ekuilibruar.
  3. Pijet? Zgjidhje elegante dhe me masë
    – Një gotë verë e bardhë ose e kuqe është perfekte. Mjafton një. Të pini me masë tregon klas.
    – Uji me limon ose një koktej i lehtë, nëse ndiheni rehat

Çfarë të shmangni:

– Ushqime me erë shumë të fortë (hudhra, qepë, djathë të fermentuar)
– Pjata shumë të yndyrshme ose që kërkojnë “luftë” për t’u ngrënë (si karkaleca me gjithë lëvozhgën)
– Alkool në sasi humbet kontrollin dhe finesën

Truket që nuk duken por bëjnë diferencën:
• Le të porosisë ai i pari, pastaj zgjedh ti. Jep sinjal të qartë se ndihesh e sigurt, jo e pasive.
• Bëj një koment të vogël mbi përbërësit tregon që ke njohuri dhe vëmendje ndaj detajeve.
• Mos flas shumë për dietë përqendrohu te shija, jo te kaloritë. Darka nuk është moment për numra.

Nga FitStation:
Të bësh përshtypje në një darkë nuk ka të bëjë me pjatat e shtrenjta, por me mënyrën si e mbush atmosferën edhe me menunë që zgjedh. Eleganca, natyrshmëria dhe finesa shfaqen pikërisht në zgjedhjet e vogla. Dhe kujdes: zgjedhja e duhur në pjatë është ndonjëherë preludi i duhur për të filluar një histori që nuk harrohet.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *