Shumë njerëz e mendojnë kolagjenin vetëm si një sekret bukurie për lëkurë të lëmuar dhe rinore, por në të vërtetë ai është edhe më i rëndësishëm për shëndetin e kockave, muskujve dhe kyçeve. Pas moshës 30–40 vjeç, trupi prodhon gjithnjë e më pak kolagjen, çka çon në dobësim të kockave dhe rrezik më të madh për fraktura, sidomos tek gratë në menopauzë.
Shenjat që duhen marrë seriozisht
Mungesa e kolagjenit nuk tregohet vetëm nga rrudhat. Shenjat më të rrezikshme lidhen me:
• Dhimbje të kyçeve dhe kërcitje gjatë lëvizjes
• Humbje të densitetit të kockave (osteoporozë)
• Ngadalësim i rigjenerimit të muskujve pas lodhjes
• Dobësim i mishrave të dhëmbëve dhe dhëmbëve
Si mund ta merrni kolagjenin?
Burimet natyrale përfshijnë lëngun e kockave, lëkurën e peshkut apo pulës, por shumica nuk konsumohen rregullisht. Për këtë arsye, një alternativë moderne dhe praktike është përdorimi i kolagjenit të gjedhit të hidrolizuar, që përmban aminoacide parandalues të humbjes së kockave dhe muskujve.
Formulat më të avancuara sot kombinohen edhe me Acid Hialuronik, MSM dhe minerale që ndihmojnë kundër plakjes së parakohshme të kockave dhe kyçeve
Këshilla praktike
Ekspertët sugjerojnë që kolagjeni të merret në mëngjes esëll, në mënyrë që aminoacidet e tij të shkojnë direkt tek kockat dhe të japin suportin e nevojshëm. Marrja e rregullt ndihmon jo vetëm në bukuri, por mbi të gjitha në forcimin e kockave dhe ruajtjen e lëvizshmërisë me kalimin e viteve.
Pra, shenja më e rrezikshme e mungesës së kolagjenit nuk është pamja e jashtme, por dobësimi i strukturës së trupit tuaj nga brenda.