Gjithmonë i uritur? Ja arsyeja që askush s’ta thotë!

Nëse ndiheni gjithmonë të uritur, nuk jeni vetëm por ndoshta është koha të ndryshoni stilin e jetës.

Shumë njerëz ankohen se edhe pasi kanë ngrënë, ndihen sërish të uritur. Por pse ndodh kjo? Shkencëtarët thonë se arsyeja lidhet me mënyrën si ushqehemi, hormonet dhe ritmin e jetës moderne.

Sheqeri dhe karbohidratet e rafinuara . Bukët e bardha, ëmbëlsirat dhe pijet me gaz rrisin shpejt sheqerin në gjak, por pas pak minutash ai bie sërish, duke krijuar ndjesinë e urisë.
Stresi dhe pagjumësia. Kortizoli (hormoni i stresit) dhe mungesa e gjumit rrisin prodhimin e grelinës, hormoni që nxit urinë.
Ushqimet e varfra në fibra e proteina. Kur konsumojmë vetëm ushqime të përpunuara pa proteina ose fibra, stomaku zbrazet më shpejt dhe trupi kërkon më shumë ushqim.

Dehidratimi. Shpesh mendojmë se kemi uri, por në fakt trupi kërkon ujë.

Ekspertët thonë: nëse jeni gjithmonë të uritur, kontrolloni dietën tuaj, flini më mirë dhe sigurohuni të pini ujë gjatë ditës. Përndryshe, kjo mund të jetë një shenjë që trupi juaj ju paralajmëron për një problem shëndetësor që kërkon vëmendje.

Nëse ndiheni gjithmonë të uritur, nuk jeni vetëm por ndoshta është koha të ndryshoni stilin e jetës.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *