Nëse zgjoheni çdo mëngjes me dhimbje apo ngurtësi në nyje, nuk është thjesht lodhje apo “gjë kalimtare”.
Nëse zgjoheni çdo mëngjes me dhimbje apo ngurtësi në nyje, nuk është thjesht lodhje apo “gjë kalimtare”. Ky simptom është një shenjë që trupi po sinjalizon diçka më të thellë dhe nuk duhet anashkaluar.
Dhimbjet e nyjeve në mëngjes janë shpesh të lidhura me inflamacionin në trup, që ndikon në lubrifikimin natyral të nyjeve. Kjo mund të vijë si pasojë e:
• Artritit reumatoid apo osteoartritit
• Mungesës së lëvizjes gjatë natës
• Niveleve të ulëta të vitaminës D ose C
• Problemeve autoimune
• Ushqyerjes inflamatore, me shumë sheqer, gluten ose yndyra të përpunuara
• Stresit kronik dhe mungesës së gjumit cilësor
Zakonisht, dhimbja dhe ngurtësia zgjasin 15–30 minuta, por nëse zgjat më gjatë apo përkeqësohet me kalimin e kohës, duhet bërë një vizitë mjekësore dhe analiza të specializuara.
Çfarë mund të bëni?
• Mbani një stil jetese aktiv dhe bëni ushtrime të lehta në mëngjes
• Konsumoni ushqime anti-inflamatore si kurkuma, xhenxhefili, peshku i yndyrshëm
• Kontrolloni nivelin e vitaminës D, magnezit dhe omega-3
• Shmangni qëndrimin ulur për periudha të gjata
• Bëni një kontroll për sëmundje reumatizmale ose autoimune
Nga FitStation: Dhimbjet e mëngjesit nuk janë vetëm “shenjë moshe” ato janë një alarm që trupi juaj po kërkon ndihmë. Kujdesuni për veten duke dëgjuar sinjalet që vijnë çdo ditë, që në zgjim.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.