Ky qëndrim ka ngjallur polemika të forta në opinionin publik dhe mes ekspertëve të shëndetësisë, të cilët prej vitesh kanë theksuar se vaksinat janë të sigurta dhe nuk lidhen me autizmin.
Ky qëndrim ka ngjallur polemika të forta në opinionin publik dhe mes ekspertëve të shëndetësisë, të cilët prej vitesh kanë theksuar se vaksinat janë të sigurta dhe nuk lidhen me autizmin.
Presidenti amerikan Donald Trump ka vënë në diskutim mënyrën se si administrohen vaksinat tek fëmijët, duke sugjeruar që ato të mos jepen sipas kalendarit standard, por të shpërndahen në një periudhë më të gjatë kohore.
Gjatë një takimi në Zyrën Ovale me disa zyrtarë të shëndetit publik, Trump tha se administrata e tij po shqyrton mundësinë e një lidhjeje mes vaksinave dhe autizmit.
“Kur shkon për vaksinë, nuk duhet të marrësh pesë doza përnjëherë. Ato duhet të shpërndahen në vite, në doza më të vogla. Fëmijëve u fusin aq shumë gjëra në trup që është e turpshme. Ka grupe njerëzish që nuk vaksinohen dhe nuk kanë autizëm. A nuk t’ju duket çudi kjo?”, deklaroi ai.
Ky qëndrim ka ngjallur polemika të forta në opinionin publik dhe mes ekspertëve të shëndetësisë, të cilët prej vitesh kanë theksuar se vaksinat janë të sigurta dhe nuk lidhen me autizmin.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.