Një zbulim i ri shkencor ka ngritur shqetësime të mëdha mbi lidhjen mes infeksioneve respiratore dhe rikthimit të kancerit.
Një zbulim i ri shkencor ka ngritur shqetësime të mëdha mbi lidhjen mes infeksioneve respiratore dhe rikthimit të kancerit.
Një zbulim i ri shkencor ka ngritur shqetësime të mëdha mbi lidhjen mes infeksioneve respiratore dhe rikthimit të kancerit. Studiues nga University of Colorado Cancer Center dhe Montefiore Einstein Comprehensive Cancer Center kanë gjetur se viruse si influenza dhe SARS-CoV-2 (virusi pas COVID-19) mund të shkaktojnë inflamacion aq të fortë sa të “zgjohen” qeliza kancerogjene që kanë qëndruar të fshehura në trup për vite me radhë.
Çfarë do të thotë “qeliza e fjetur”?
Kur një tumor përhapet nga vendi i tij fillestar, disa qeliza kancerogjene mund të mbeten të pranishme në trup, por joaktive është pikërisht ajo që mund të nxisin infeksionet virale.
Eksperimentet në modele shtazore
Në testet e bëra me minj, infeksionet respiratore ndezën rritjen e këtyre qelizave të heshtura njësoj si era që ringjall flakët e një zjarri pothuajse të shuar. Edhe pse shumica e qelizave ktheheshin sërish në gjendje të fjetur pasi infeksioni largohej, periudha e shkurtër e aktivizimit mund të shpjegojë pse disa kancere rishfaqen pas shumë vitesh qetësi.
Pasojat dhe pyetjet që ngrihen
Ky zbulim hap pyetje të rëndësishme për të ardhmen e trajtimit të pacientëve me kancer:
• A mund të mbrohen pacientët me vaksina ose ilaçe anti inflamatore?
• Si ndikon përgjigjja imune ndaj viruseve të zakonshme në rrezikun afatgjatë të rikthimit të kancerit?
Studimi thekson ndërveprimin e ndërlikuar mes infeksioneve, sistemit imunitar dhe biologjisë së kancerit. Ai na kujton se edhe sëmundjet e përditshme, si gripi apo COVID-19, mund të kenë pasoja më të thella për shëndetin afatgjatë sesa mendohej deri më sot.
Burimi: Chia, S.B., et al. (2025). Respiratory viral infections awaken metastatic breast cancer cells in lungs. Nature, 30 korrik 2025.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.