Shkencëtarët thonë se njerëzit lindin vetëm me dy frikëra të lindura: frikën nga zhurmat e forta dhe frikën nga rënia.
Shkencëtarët thonë se njerëzit lindin vetëm me dy frikëra të lindura: frikën nga zhurmat e forta dhe frikën nga rënia. Të gjitha frikërat e tjera mësohen gjatë jetës, përmes kulturës, mjedisit dhe përvojave personale.
Sipas Psychology Today, këto dy frikëra janë të lidhura me instinktet tona mbijetese. Eksperimenti i njohur si “skaji vizual” tregoi se foshnjat, edhe pse nuk kanë mësuar ende për rrezikun, refuzojnë të kalojnë një sipërfaqe transparente që duket sikur bie në humnerë, duke provuar se frika nga lartësitë është biologjike.
Po ashtu, foshnjat reagojnë menjëherë ndaj zhurmave të forta me dridhje të trupit ose të qarë. Ky refleks, i quajtur acoustic startle reflex, është një mbrojtje automatike e trurit tonë primitive.
Frikërat e tjera, si ato nga merimangat, errësira apo të folurit në publik, krijohen më vonë nga përvojat, shembujt e të tjerëve apo kultura. Eksperimenti i famshëm “Little Albert” në shekullin XX tregoi se një fëmijë fillimisht pa frikë nga minjtë e bardhë, nisi t’i frikësohej atyre pasi i shoqëronin me zhurma të forta. Më vonë, ai i trembej edhe pa zhurma.
Pra, ndërsa lindim vetëm me dy frikëra për të na mbijetuar, pjesa tjetër e frikërave tona është e formuar nga bota rreth nesh.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.