Nëse mendonit se buka është thjesht miell, ujë, kripë dhe maja mendojeni edhe një herë. Sidomos nëse ajo vjen nga supermarketi.

Në Shtetet e Bashkuara, buka e paketuar shpesh përmban 30 përbërës. Jo, nuk është gabim shtypi. Brenda një fetë buke mund të gjeni:
• Aditivë si azodikarbonamide (e ndaluar në Europë)
• Ngjyrues artificialë
• Konservues si calcium propionate (që lidhet me migrenë dhe probleme me stomakun)
• Vajra të hidrogjenuar (që ndikojnë te kolesteroli)
• Sheqerna të fshehur, që japin shije dhe rrisin varësinë
Në thelb: bukë me aromë kimikatesh, që zgjat me muaj në raft por jo domosdoshmërisht në shëndet.
Po pse amerikanët po shëndoshen kaq shumë?
Sepse buka atje nuk është më thjesht karbohidrat, por një kombinim substancash që:
• Rrisin ndjesinë e urisë (me aditivë që ndikojnë në hormonin ghrelin)
• Ngritin nivelin e sheqerit në gjak më shpejt sesa buka tradicionale
• Krijojnë varësi ushqimore, sidomos kur shoqërohen me kremra apo ushqime ultra të përpunuara
Rezultati? Konsum i lartë, por pa ngopje reale. Dhe një trup që mban dhjamë, por jo lëndë ushqyese.
Në Europë e kundërta. Dhe Shqipëria… po harron rrënjët
Në Europë, buka shpesh bëhet me vetëm 4 përbërës: miell, ujë, kripë dhe maja. Pa konservues. Pa emra të pakuptueshëm. Pa sheqer të fshehur.
Dhe tani vjen pyetja e madhe: Po buka në Shqipëri?
• Në fshatra e furra tradicionale, ende ruhet receta origjinale.
• Por në shumë furra dhe supermarkete të qyteteve të mëdha, po shohim import të përbërësve “amerikanë”, ku buka ka:
• emulsifikues
• aditivë për butësi
• përmirësues për “shije” dhe jetëgjatësi
Shqiptarët po shëndoshen pa e kuptuar, duke ngrënë bukë që s’ka më lidhje me atë të nënës.
Çfarë të bëjmë?
• Lexoni etiketën. Po s’e shqipton dot, mos e ha.
• Zgjidhni bukë artizanale ose bëjeni vetë në shtëpi.
• Kujto: më shumë përbërës nuk do të thotë më shumë shëndet.
Nga Fitstation
Bukën nuk e shpiku industria. Mos e lini shëndetin në duart e recetave që s’i kuptoni.Në Shtetet e Bashkuara, buka e paketuar shpesh përmban 30 përbërës. Jo, nuk është gabim shtypi. Brenda një fetë buke mund të gjeni:
• Aditivë si azodikarbonamide (e ndaluar në Europë)
• Ngjyrues artificialë
• Konservues si calcium propionate (që lidhet me migrenë dhe probleme me stomakun)
• Vajra të hidrogjenuar (që ndikojnë te kolesteroli)
• Sheqerna të fshehur, që japin shije dhe rrisin varësinë
Në thelb: bukë me aromë kimikatesh, që zgjat me muaj në raft por jo domosdoshmërisht në shëndet.
Po pse amerikanët po shëndoshen kaq shumë?
Sepse buka atje nuk është më thjesht karbohidrat, por një kombinim substancash që:
• Rrisin ndjesinë e urisë (me aditivë që ndikojnë në hormonin ghrelin)
• Ngritin nivelin e sheqerit në gjak më shpejt sesa buka tradicionale
• Krijojnë varësi ushqimore, sidomos kur shoqërohen me kremra apo ushqime ultra të përpunuara
Rezultati? Konsum i lartë, por pa ngopje reale. Dhe një trup që mban dhjamë, por jo lëndë ushqyese.
Në Europë e kundërta. Dhe Shqipëria… po harron rrënjët
Në Europë, buka shpesh bëhet me vetëm 4 përbërës: miell, ujë, kripë dhe maja. Pa konservues. Pa emra të pakuptueshëm. Pa sheqer të fshehur.
Dhe tani vjen pyetja e madhe: Po buka në Shqipëri?
• Në fshatra e furra tradicionale, ende ruhet receta origjinale.
• Por në shumë furra dhe supermarkete të qyteteve të mëdha, po shohim import të përbërësve “amerikanë”, ku buka ka:
• emulsifikues
• aditivë për butësi
• përmirësues për “shije” dhe jetëgjatësi
Shqiptarët po shëndoshen pa e kuptuar, duke ngrënë bukë që s’ka më lidhje me atë të nënës.
Çfarë të bëjmë?
• Lexoni etiketën. Po s’e shqipton dot, mos e ha.
• Zgjidhni bukë artizanale ose bëjeni vetë në shtëpi.
• Kujto: më shumë përbërës nuk do të thotë më shumë shëndet.
Nga Fitstation
Bukën nuk e shpiku industria. Mos e lini shëndetin në duart e recetave që s’i kuptoni.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.