Një teori e re që po shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale ngre alarmin se rriqrat që po shkaktojnë alergjinë ndaj mishit (AGS) mund të kenë lidhje me financime nga Bill Gates.
Një teori e re që po shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale ngre alarmin se rriqrat që po shkaktojnë alergjinë ndaj mishit (AGS) mund të kenë lidhje me financime nga Bill Gates.
Sipas pretendimeve që po qarkullojnë në Instagram dhe TikTok, miliarderi i njohur ka mbështetur kërkime mbi rriqrat që infektojnë njerëzit me një substancë që shkakton reagime të forta ndaj mishit të kuq.
Fotografi të pickimeve, rriqrave dhe Gates-it po qarkullojnë kudo, ndërsa disa përdorues pretendojnë se “eksperimenti ka dalë jashtë kontrollit” dhe tashmë mbi 500 mijë amerikanë janë prekur nga sindroma Alpha-Gal — një alergji që e bën trupin të reagojë ndaj çdo produkti që përmban mish gjitari.
Çfarë është AGS dhe pse po lidhet me Gates?
Sindroma Alpha-Gal (AGS) shfaqet pas pickimit të një rriqre të quajtur Lone Star tick, që fut në trup një molekulë të quajtur alpha-gal.
Kjo shkakton që sistemi imunitar të reagojë dhunshëm ndaj mishit të kuq.
Megjithëse nuk ka prova se Gates është pas kësaj, përdoruesit online po e lidhin atë me faktin se fondacioni i tij ka financuar projekte kërkimore mbi rriqrat në fushën bujqësore.
Eksperiment apo rastësi?
Sipas dokumenteve të publikuara nga Gates Foundation, fondet kanë shkuar për zhvillimin e metodave të kontrollit të rriqrave që prekin bagëtitë – jo njerëzit.
Megjithatë, në internet po qarkullojnë teori që thonë se “kufiri midis kërkimeve bujqësore dhe ndikimit tek njerëzit nuk është më aq i qartë”.
Populli ndarë: shkencë apo komplot?
Disa ekspertë thonë se është thjesht rastësi që AGS po përhapet në të njëjtën kohë kur rritet vëmendja ndaj këtyre kërkimeve.
Por të tjerë mendojnë se “asgjë nuk është rastësi” kur bëhet fjalë për një miliarder që ka investuar miliarda në teknologji shëndetësore dhe ushqimore.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.