Një makiato përbëhet nga kafe ekspres dhe një sasi e vogël qumështi ose shkume qumështi. Përmbajtja kalorike varet nga lloji i qumështit, por mesatarisht ka 30-70 kalori për filxhan.
Një makiato përbëhet nga kafe ekspres dhe një sasi e vogël qumështi ose shkume qumështi. Përmbajtja kalorike varet nga lloji i qumështit, por mesatarisht ka 30-70 kalori për filxhan.
Çfarë është makiatoja?
Një makiato përbëhet nga kafe ekspres dhe një sasi e vogël qumështi ose shkume qumështi. Përmbajtja kalorike varet nga lloji i qumështit, por mesatarisht ka 30-70 kalori për filxhan.
Pse nuk konsiderohet e shëndetshme nëse konsumohet shpesh?
1. Aciditet i lartë
Kafeja, sidomos me stomak bosh, rrit aciditetin e stomakut dhe mund të shkaktojë gastrit ose refluks tek ata që vuajnë nga këto probleme.
2. Nuk ka vlera ushqyese të plota
Përveç disa antioksidantëve nga kafeja dhe pak kalcium nga qumështi, makiatoja nuk jep ndonjë vlerë ushqyese thelbësore për trupin.
3. Rrit kortizolin (hormoni i stresit)
Konsumi i tepërt i kafes stimulon prodhimin e kortizolit, duke shkaktuar stres dhe lodhje adrenalike në afatgjatë.
4. Mund të ndikojë tek gjumi dhe ankthi
Edhe pse makiatoja ka më pak kafeinë se një ekspres i pastër, sërish stimulon sistemin nervor dhe mund të ndikojë tek cilësia e gjumit.
Përfundimi:
Një makiato në ditë nuk ka ndonjë ndikim serioz, por konsumimi i shpeshtë gjatë ditës, sidomos me stomak bosh, nuk është i shëndetshëm. Zgjidh alternativa më të mira për mëngjes, si uji me limon, çaji bimor apo smoothie-t me proteina.
Mesazh nga FitStation:
Kafeja është zakon, jo nevojë. Nëse ke gastrit, ankth ose probleme gjumi, më mirë thuaji “jo” makiatos sot.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.