7.9 TON PULË ME SALMONELË. A JEMI TË SIGURT NË KUZHINËN TONË?

Çfarë është Salmonela?

Çfarë është Salmonela?

Salmonela është bakter që jeton në zorrët e kafshëve dhe njerëzve. Mund të kalojë te njeriu përmes:
• Mishit të pagatuar mirë (sidomos pule, sallam, mish i grirë)
• Vezëve të papërpunuara
• Qumështit të papasterizuar
• Kontaminimit të kryqëzuar në kuzhinë

Nuk ndryshon shijen apo erën e ushqimit. Ushqimi mund të duket normal.

Në çfarë temperature shkatërrohet?

Salmonela:
• Fillon të dëmtohet mbi 60°C
• Shkatërrohet kur temperatura e brendshme e mishit arrin 70–75°C për disa minuta

Pula duhet të arrijë minimum 75°C në pjesën e brendshme.
Mishi i grirë gjithmonë duhet gatuar plotësisht.

Ftohja nuk e vret bakterin. Në frigorifer (4°C) ai thjesht ngadalësohet, por mbijeton.
Ngrirja nuk e eliminon.

Si të mbrohemi?
1. Gatuaj mirë mishin
Mos e lër “rozë” brenda, sidomos pulën dhe mishin e grirë.
2. Ruaj temperaturën
Frigorifer ≤ 4°C
Ushqimi i gatuar mos qëndrojë mbi 2 orë jashtë.
3. Shmang kontaminimin e kryqëzuar
Mos përdor të njëjtën dërrasë për mish të papërpunuar dhe perime.
Laj duart pas prekjes së mishit të freskët.
4. Mos konsumo produkte të dyshimta
Kontrollo afatin dhe ruajtjen.

Kush rrezikohet më shumë?
• Fëmijët e vegjël
• Të moshuarit
• Gratë shtatzëna
• Personat me imunitet të dobët

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *