Shumë njerëz mendojnë se lodhja, fryrja apo mjegulla mendore lidhen vetëm me tiroiden. Por shpesh, trupi sinjalizon diçka më të thellë: qelizat nuk po funksionojnë si duhet.
Shumë njerëz mendojnë se lodhja, fryrja apo mjegulla mendore lidhen vetëm me tiroiden. Por shpesh, trupi sinjalizon diçka më të thellë: qelizat nuk po funksionojnë si duhet.
Tiroidja është si një “telekomandë” që dërgon sinjale për energjinë dhe metabolizmin, por nëse qelizat nuk janë të afta t’i marrin ato sinjale, trupi nuk reagon. Kjo ndodh kur në trup grumbullohen toksina, mëlçia mbingarkohet ose procesi natyral i pastrimit të brendshëm ngadalësohet.
Në këtë gjendje, nuk mjafton të marrësh jod, selen apo të ndjekësh një dietë pa gluten. Ato janë të dobishme, por nuk mund të shërojnë një sistem që është ende i bllokuar.
Qelizat kanë nevojë për oksigjen, minerale, lëndë ushqyese dhe një mjedis të pastër për t’u rindërtuar e rigjeneruar. Pa këtë bazë, as hormonet, as ushqimet më të shëndetshme nuk japin rezultat të plotë.
Prandaj, fokusi duhet të zhvendoset nga simptomat te rrënja e problemit:
të ndihmohet mëlçia të pastrojë toksinat, të përmirësohet rrjedhja e biliareve dhe të rikthehet ekuilibri qelizor. Vetëm atëherë trupi fillon të ndjejë energjinë, qartësinë mendore dhe stabilitetin hormonal në mënyrë natyrale.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.