Studimi zbulon dobësinë e fshehtë të kancerit të trurit: ushqimi

Shkencëtarët po përgatisin tashmë prova klinike, dhe shumë besojnë se kjo mund të shënojë një pikë kthese në luftën kundër kancerit të trurit – duke goditur dobësinë më të madhe të tij: metabolizmin.

Një studim i publikuar në revistën prestigjioze Nature më 3 shtator 2025, ka tronditur botën e onkologjisë. Studiuesit nga Universiteti i Michigan kanë gjetur se glioblastoma forma më agresive e kancerit të trurit ka një “dobësi të fshehtë”: ushqimin.Sipas tyre, këto tumore, përveç sheqerit që përdorin për rritje të shpejtë, “vjedhin” edhe aminoacide jetike si serina dhe glicina nga gjaku. Por kufizimi i tyre përmes një diete të specializuar ngadalësoi ndjeshëm rritjen e tumorit tek eksperimentet me minj dhe rriti efektivitetin e radioterapisë dhe kimioterapisë.Ky zbulim hap rrugën për përdorimin e ndërhyrjeve ushqyese krah terapive standarde, duke ofruar një rreze shprese për pacientët e diagnostikuar me një sëmundje që zakonisht është fatale brenda dy vitesh.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *