Sallamrat janë një ndër produktet më të përhapura në tryezat shqiptare, të preferuar për shijen, çmimin e lirë dhe prakticitetin.
Sallamrat janë një ndër produktet më të përhapura në tryezat shqiptare, të preferuar për shijen, çmimin e lirë dhe prakticitetin. Por debati nuk shuhet: a janë të sigurt nëse prodhohen sipas standardeve, dhe a futen te ushqimet e shëndetshme?
Standardet dhe realiteti
Në teori, prodhimi i sallamrave kontrollohet nga rregulla të rrepta: mish i freskët, pastrim i makinerive, temperatura të monitoruara dhe ndalim i ngjyruesve apo konservuesve të ndaluar. Kur këto standarde respektohen, sallamrat konsiderohen të sigurt për konsum.
Por praktika shpesh është ndryshe. Në treg janë zbuluar raste me mish të ricikluar, nënprodukte të mishit (lëkurë, yndyrë e tepërt, kockë e bluar) dhe aditivë artificialë. Inspektimet nuk janë gjithmonë të rregullta, ndaj konsumatori shpesh mbetet pa garanci reale për cilësinë. Shija dhe etiketa nuk e tregojnë domosdoshmërisht se çfarë gjendet brenda paketës.
Shëndetshëm apo marketing?
Këtu lind dilema e dytë: a futen sallamrat te ushqimet e shëndetshme? Përgjigjja e nutricionistëve është e prerë: jo. Edhe kur etiketohen si “me proteina”, “pa gluten” apo “light”, mbeten produkte të përpunuara, të pasura me kripë, yndyrë të ngopur dhe konservues si nitrite/nitrate – substanca që lidhen me probleme kardiovaskulare dhe rrezik të shtuar për disa sëmundje kronike.
Marketingu i kthen sallamrat në “hero” të dietave moderne, por në realitet proteina nga mishi i përpunuar nuk ka të njëjtën vlerë si ajo nga burime të freskëta: peshku, mishi i bardhë apo bishtajoret. Një sanduiç me sallam nuk është kurrë i barabartë me një vakt të balancuar.
Konsum i kontrolluar apo rrezik i fshehur?
Ekspertët e konsiderojnë sallamin si “comfort food”: mund të konsumohet me masë, por nuk duhet të jetë pjesë e përditshme e dietës. Nëse standardet nuk respektohen, rreziku shtohet edhe më shumë.
Sallamrat mund të jenë të sigurt vetëm nëse prodhohen sipas standardeve strikte, por asnjëherë nuk futen në kategorinë e ushqimeve të shëndetshme. E vërteta është e pakëndshme: shumë prej nesh hamë shpesh atë që duket si ushqim i zakonshëm, por që në prapaskenë mbart një miks kimik dhe rreziqe të padukshme për shëndetin.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.