A po hamë niseshte në vend të djathit të vërtetë? Ja si bëhet “prova e djathit me jod

Nëse dyshoni se djathi që keni në frigorifer nuk është aq i pastër sa duket, ekziston një truk i thjeshtë shtëpiak që po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe ka një bazë të vërtetë shkencore.

Nëse dyshoni se djathi që keni në frigorifer nuk është aq i pastër sa duket, ekziston një truk i thjeshtë shtëpiak që po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe ka një bazë të vërtetë shkencore.

“Prova e jodit” është një metodë që përdoret për të zbuluar nëse një djathë përmban niseshte të shtuar. Kjo praktikë nuk është e re por po rizbulohet nga konsumatorët që kërkojnë të dinë çfarë po hanë.

Si bëhet prova në shtëpi?
1. Merr një pikë jod (ajo që përdoret për plagët zakonisht me ngjyrë kafe).
2. Vendose drejtpërdrejt mbi një copë të vogël djathi.
3. Nëse pjesa e djathit kthehet në blu ose vjollcë, atëherë ka gjasa të përmbajë niseshte të përzier.

Çfarë ndodh në të vërtetë?

Kjo ndodh sepse jodi reagon kimikisht me niseshtenë, duke marrë një ngjyrë të errët. Është një metodë klasike laboratorike për zbulimin e amidonit.

Djathërat e përpunuar, sidomos ata më të lirë apo industrialë, mund të përmbajnë:
• Niseshte si trashës
• Vajra vegjetalë në vend të yndyrës së qumështit
• Shije artificiale për të imituar aromën e djathit të vërtetë

Kujdes: Nuk do të thotë që është i dëmshëm, por s’është djathë i pastër
• Prova e jodit nuk tregon çdo problem të mundshëm.
• Mund të zbulojë praninë e niseshtesë, por nuk teston cilësinë e qumështit, fermentimin, ose origjinën.
• Djathërat tradicionalë artizanalë nuk përmbajnë niseshte dhe nuk do të ndryshojnë ngjyrë.

Si të zgjidhni djathë të sigurt?
• Lexoni etiketat me kujdes
• Shmangni përbërës si: starch, modified starch, caseinate, vegetable oil
• Preferoni djathërat e qumështit të plotë, me pak përbërës, dhe nga burime të certifikuara

Nga Fitstation sepse e vërteta e ushqimit fillon në shtëpi, me provat që të hapin sytë.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *