E fiksuar pas shëndetit të fëmijës? Zbulo çfarë thotë studimi për ty

Nëse ke ndjerë ndonjëherë frikë pa arsye të qartë për shëndetin e fëmijës – nuk je vetëm. Shkenca tregon se ndonjëherë, ankthi i nënës mund të ndikojë më shumë sesa simptomat vetë. Ky artikull është një ftesë për të ndalur, për të marrë frymë, dhe për të rigjetur besimin te trupi yt dhe ai i fëmijës tënd. Sepse qetësia është një dhuratë që fëmija e ndjen, para se ta kuptojë.

Kur kujdesi i tepruar bëhet ankth i heshtur – dhe çfarë thotë shkenca për këtë.
Zbuloni si dashuria e thellë për fëmijën mund të kthehet në pasiguri të vazhdueshme, dhe si mund ta kthejmë këtë në forcë dhe besim.

Nuk ka vend më të brishtë se zemra e një nëne kur fëmija kollitet.
Kur mban barkun, kur ka ethe, kur zgjohet natën dhe të thotë “më dhemb këtu”.
Ti dridhesh. Trupi yt reagon përpara mendjes.

Unë jam një prej atyre nënave që ka kërkuar shenja atje ku ndoshta nuk ka pasur gjë. Që ka kërkuar sqarime, analiza, mjekë të dytë. Jo se nuk i besoja mjekëve , thjesht nuk besoja qetësisë. Sepse në heshtje fshihet rreziku, apo jo?

Kam kërkuar të kuptoj nëse kjo është dashuri… apo ankth.
Dhe së fundmi, lexova një studim që më foli si me emër.

📚 Çfarë thotë shkenca?

Një grup studiuesish zbuluan se nënat me ankth të fortë shëndetësor kishin tendencë:
• të perceptonin fëmijët si më të sëmurë sesa janë,
• t’i çonin më shpesh për vizita,
• t’i mbanin nën një lupë të vazhdueshme të simptomave.

Fëmijët? Ata shpesh nuk kishin ankth vetë.
Ishte frika e nënës që bëhej hijë mbi trupin e tyre të vogël.

🧠 Kur kujdesi bëhet shumë

Ne nuk jemi të këqija.
Thjesht jemi të lodhura nga informacioni, traumat, pandemia, dhe rrjetet sociale që na bombardojnë me rreziqe për fëmijët tanë.

Por ndonjëherë, trupi i fëmijës ka nevojë të mësojë vetë. Të sëmuret pak. Të ngrihet. Të dijë kur është mirë.
Dhe ne – të marrim frymë. Të kujtojmë se një analizë normale nuk fsheh një katastrofë.

🌱 Si po mësoj të besoj?
• Nuk pyes më “a është e sigurt kjo?” por: “A ka qetësi në trupin tim për ta lejuar?”
• I jap vetes po aq rëndësi sa fëmijës. Sepse një nënë e lodhur, e frikësuar, e vetmuar, nuk është më e zonja – është thjesht më e tronditur.
• I them vetes: ai ka nevojë për një nënë të qetë më shumë sesa për një nënë perfekte.

🧡 Mesazh nga FitStation

Nëse e gjen veten në këtë rrëfim – mos u ndëshko. Nuk je vetëm.
Frika është pjesë e dashurisë. Por mësoje ta ulesh përballë, jo t’i hapësh derën të flasë për ty.
Fëmija yt ka nevojë për trupin tënd të fortë, por edhe për besimin tënd të butë.

Besimi ushqen më shumë se analiza. Dhe paqja është ilaçi më i fuqishëm.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *