Çfarë ndodh pas palestrës është po aq e rëndësishme sa vetë stërvitja?

Stërvitja pa rikuperim të duhur është si të ndërtosh pa tulla. Trupi ka nevojë për proteina, karbohidrate dhe pushim pas aktivitetit fizik për të përfituar nga çdo përpjekje. Mësoni çfarë ndodh realisht në trup pas palestrës dhe si ta ushqeni për rezultate maksimale.

Forma fizike ndërtohet pas palestrës – jo gjatë saj. Zbuloni rëndësinë e ushqimit dhe rikuperimit në arritjen e rezultateve të qëndrueshme.

“Trupi nuk ndërtohet gjatë stërvitjes, por pas saj.” – Brad Schoenfeld, profesor i njohur i fiziologjisë së ushtrimeve

Shumë prej nesh përballen me këtë dilemë pas një seance të lodhshme në palestër: a të hamë një vakt të bollshëm “se e kemi djegur tashmë”? Apo të shmangim ushqimin krejt, nga frika se mundi “do shkojë kot”? Të dyja qasjet janë të gabuara. Trupi ynë nuk e kupton suksesin në bazë të lodhjes. Ai ndërtohet, rikuperohet dhe përmirësohet në fazën pas stërvitjes – nëpërmjet ushqimit të duhur, pushimit të mjaftueshëm dhe balancës hormonale. Në fakt, hapi më i rëndësishëm për përfitim maksimal nga aktiviteti fizik ndodh jashtë palestrës.

Çfarë ndodh në trup pas një stërvitjeje?

Gjatë aktivitetit fizik, veçanërisht në stërvitje me intensitet të lartë ose me pesha, fibra muskulore pësojnë mikro-dëmtime. Në të njëjtën kohë, rezervat e glikogjenit (karbohidratet e ruajtura në muskuj dhe mëlçi) shterohen. Ky është një proces natyral dhe i domosdoshëm.

Pas stërvitjes, trupi kërkon:

  • Proteina për të riparuar dhe ndërtuar muskujt
  • Karbohidrate për të rikthyer rezervat e energjisë
  • Ujë dhe elektrolite për të rehidratuar organizmin

Nëse nuk furnizohet me këto elemente, trupi nuk përparon – përkundrazi, stresi oksidativ dhe inflamacioni mund të rriten, ndërsa rezultatet të mungojnë.

Çfarë thotë shkenca?

Studime të publikuara në Journal of the International Society of Sports Nutrition tregojnë se marrja e një vakti që përmban 20-40g proteina dhe 30-60g karbohidrate brenda 1-2 orëve pas stërvitjes, ndihmon në përmirësimin e sintezës së proteinës muskulore dhe rikuperimit të energjisë. 

Sipas American College of Sports Medicine, mungesa e karbohidrateve pas aktivitetit mund të ulë ndjeshëm performancën në seancat e ardhshme dhe të ngadalësojë rikuperimin. Gabimi më i zakonshëm: Shumë persona mendojnë se “kanë bërë stërvitje të mirë” dhe shpërblejnë veten me ushqime të pashëndetshme, të pasura me yndyra të përpunuara dhe sheqerna të thjeshta. Të tjerë e shikojnë ushqimin si armik dhe vendosin të mos hanë fare. Në të dyja rastet, trupi nuk merr atë që ka realisht nevojë — ushqim funksional që përkrah procesin e rikuperimit dhe ndërtimit të formës fizike. 

Mesazh nga Fitstation

Stërvitja është vetëm një pjesë e ekuacionit. Pjesa tjetër, po aq e rëndësishme, është ajo që vendosni në pjatë pas palestrës. Në Fitstation ju mësojmë si të kombinoni stërvitjen me ushqyerjen terapeutike dhe të personalizuar – sepse trupi nuk është një makinë që funksionon me rregulla të përgjithshme, por një sistem që kërkon qasje inteligjente dhe të ndërgjegjshme.

Cenkuela Hasa

Cenkuela Hasa

Mos i humb risitë dhe ofertat më të fundit!

Lexo, mëso, kujdesu për veten – qëndro i përditësuar me blogun tonë!

Artikuj të tjerë për ju...

Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …

Komento

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *