Gastriti është një nga problemet më të shpeshta të stomakut dhe prek mijëra njerëz çdo vit. Dhimbjet, djegia dhe shqetësimet që shkakton kjo gjendje shpesh lidhen drejtpërdrejt me mënyrën e të ushqyerit.
Gastriti është një nga problemet më të shpeshta të stomakut dhe prek mijëra njerëz çdo vit. Dhimbjet, djegia dhe shqetësimet që shkakton kjo gjendje shpesh lidhen drejtpërdrejt me mënyrën e të ushqyerit.
Gastriti është një nga problemet më të shpeshta të stomakut dhe prek mijëra njerëz çdo vit. Dhimbjet, djegia dhe shqetësimet që shkakton kjo gjendje shpesh lidhen drejtpërdrejt me mënyrën e të ushqyerit. Mjekët theksojnë se, përveç trajtimit mjekësor, një rol vendimtar ka edhe dieta e përditshme. Ka disa ushqime të cilat duhen shmangur me çdo kusht, sepse vetëm sa e përkeqësojnë gjendjen dhe rrisin inflamacionin.
Ekspertët rendisin si problematikë të parë ushqimet me aciditet të lartë, përfshirë agrumet, domatet dhe lëngjet e tyre, të cilat shtojnë ndjeshëm sekretimin e acidit në stomak. Në listën e zezë futen edhe pijet me kafeinë dhe ato alkoolike, sepse stimulojnë prodhimin e tepërt të acidit gastrik dhe irritojnë murin e stomakut. Ushqimet e yndyrshme dhe të skuqura, të cilat ngadalësojnë tretjen dhe rëndojnë procesin e tretjes, janë gjithashtu ndër faktorët kryesorë që duhen eliminuar nga menuja. Po kaq të dëmshme janë edhe ushqimet pikante dhe të përpunuara si erëzat e forta, sallamet apo produktet e konservuara, që njihen për efektin e tyre irritues. Ndërkohë, edhe ushqimet e ëmbla e të kripura, përfshirë pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat industriale, kontribuojnë në rritjen e inflamacionit dhe e rëndojnë më tej stomakun.
Specialistët këshillojnë që të sëmurët nga gastriti të orientohen drejt një diete të lehtë dhe të balancuar, duke zgjedhur ushqime të buta dhe jo-acidike si banane, mollë, oriz, patate të ziera, peshk ose mish pule pa lëkurë, si dhe çajra bimorë si kamomili apo xhenxhefili. Përveç kësaj, rekomandohet të konsumohen vakte të vogla e të shpeshta, në mënyrë që stomaku të mos ngarkohet dhe të lehtësohet procesi i tretjes.
👉 Kujdesi ndaj ushqimit mbetet hapi më i thjeshtë, por edhe më i rëndësishmi, për të jetuar më lehtë me gastritin dhe për të shmangur komplikacionet.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.