Gluteni, proteina që gjendet në grurë, elb dhe thekër, është bërë një ndër përbërësit më të diskutuar në ushqyerje.
Tek shumë persona, konsumimi i tij mund të shkaktojë probleme shëndetësore të fshehta, që shpesh keqinterpretohen si lodhje apo probleme të zakonshme me tretjen. Më poshtë janë pesë shenja paralajmëruese që mund të tregojnë se trupi juaj nuk e duron mirë glutenin.
Fryrja e barkut pas vakteve, gazrat, dhimbjet e barkut apo episodet e shpeshta me diarre dhe kapsllëk mund të jenë sinjale të intolerancës ndaj glutenit. Kur gluteni irriton zorrët, përthithja e ushqimit dëmtohet dhe shkakton shqetësime të vazhdueshme.
Nëse ndiheni të lodhur edhe pas gjumit të mjaftueshëm, shkaku mund të jetë mungesa e përthithjes së hekurit dhe lëndëve të tjera ushqyese për shkak të dëmtimeve të zorrëve nga gluteni. Kjo shpesh çon në anemi dhe mungesë energjie gjatë ditës.
Disa persona përjetojnë dhimbje koke të shpeshta, përqendrim të dobët ose ndjesi “mjegullimi” në tru pas konsumimit të ushqimeve me gluten. Ky reagim lidhet me proceset inflamatore që gluteni mund të shkaktojë në trup.
Lëkura është pasqyra e shëndetit të brendshëm. Skuqjet, aknet e papritura apo dermatiti herpetiformis janë tregues të mundshëm të intolerancës ndaj glutenit. Në shumë raste, këto shenja zhduken kur gluteni hiqet nga dieta.
Humbja e peshës pa arsye, ose përkundrazi, shtimi i pashpjegueshëm, mund të ndodhë kur zorrët nuk funksionojnë siç duhet dhe trupi nuk përthith mjaftueshëm lëndë ushqyese. Kjo është një tjetër shenjë që tregon se gluteni mund të jetë problem.
Këshilla:
Nëse dyshoni se mund të jeni intolerantë ndaj glutenit, mos e hiqni vetë menjëherë nga dieta. Bëni analizat për antitrupa ndaj glutenit dhe konsultohuni me një mjek gastroenterolog ose dietolog. Vetëm pas diagnozës mund të përcaktohet nëse bëhet fjalë për intolerancë, ndjeshmëri ose sëmundje celiake.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.