Shumë njerëz besojnë se duke zier ujin e rubinetit ai bëhet automatikisht i sigurt për konsum.
Shumë njerëz besojnë se duke zier ujin e rubinetit ai bëhet automatikisht i sigurt për konsum. Por a mjafton vetëm zierja për të eliminuar rreziqet që mund të fshihen brenda një gotë uji?
Çfarë ndodh kur zieni ujin?
Zierja e ujit është një nga mënyrat më të vjetra dhe më të përdorura për ta bërë atë të sigurt. Kur uji arrin temperaturën 100°C:
• Vriten bakteret, viruset dhe mikroorganizmat patogjenë që mund të shkaktojnë sëmundje si diarrea, kolera apo tifo.
• Neutralizohen disa parazitë, veçanërisht në zonat ku uji mund të vijë nga burime të ndotura.
Por, çfarë nuk eliminon zierja?
– Metalet e rënda (si arseniku, plumbi, kadmiumi)
– Kimikatet industriale dhe pesticidet
– Fluoruri dhe nitrati, që mund të gjenden në disa zona rurale ose të ndotura
– Mikroplastikat, të cilat nuk zhduken me temperaturë
Pra, edhe pse zierja e ujit eliminon mikroorganizmat, nuk e pastron plotësisht nga ndotësit kimikë apo toksina që nuk janë të ndjeshme ndaj temperaturës.
Si të siguroheni që uji që pini është i shëndetshëm?
Përdorni filtra uji me karbon aktiv ose sisteme pastrimi me reverse osmosis
Mos ruani ujin e zier për më shumë se 24 orë jashtë frigoriferit
Informohuni për cilësinë e ujit në zonën tuaj institucionet vendore kanë të dhëna të vlefshme
Përfundim:
Zierja është një hap i rëndësishëm për të bërë ujin më të sigurt, veçanërisht në zona me mungesë infrastrukture, por nuk është gjithçka. Për të pasur ujë realisht të pastër dhe të shëndetshëm, zierja duhet të kombinohet me metoda të filtrimit dhe kujdes të vazhdueshëm.
Nga FitStation:
Shëndeti fillon nga gjërat më të thjeshta si një gotë ujë. Por edhe ajo duhet të jetë e pastër. Mësoni të vërtetën dhe kujdesuni çdo ditë për veten dhe familjen tuaj.
Shumë persona me çrregullime të tiroides ndjekin programe stërvitore të përgjithshme, duke pritur të njëjtat rezultate si të tjerët.
Një gotë ujë mund të mos mjaftojë. Kur organizmi humbet me shpejtësi lëngje nga diarreja, të vjellat apo temperaturat e larta, bashkë me ujin humbet edhe elektrolite të rëndësishme.
Drithërat e mëngjesit, pijet “dietike”, snack-et proteinike dhe produktet “low fat” po analizohen gjithnjë e më shumë nga studiuesit për ndikimin real në shëndetin metabolik. Një seri studimesh dhe investigimesh ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime mbi ushqimet ultra të përpunuara (Ultra-Processed Foods – UPFs), kategori ku hyjnë shumë produkte të njohura që reklamohen si praktike apo …
Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si trupi përdor glukozën dhe insulinën, duke rritur rrezikun për rezistencë ndaj insulinës dhe diabet tip 2. Studimet e fundit tregojnë se si hipotiroidizmi, ashtu edhe hipertiroidizmi, lidhen me ndryshime në metabolizmin e sheqerit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.